Saturday, June 6, 2020

Ekspozita e “120 viteve të Luftës së Popullit Iranian për liri.”

Ekspozita pasqyron vuajtjet dhe vendosmërinë për të pasur sukses

Në kampin “Ashraf 3”, Shqipëri, po organizohet një nderim historik për mijëra heronjtë që dhanë jetën për kauzën e lirisë dhe demokracisë në Iran. Qëllimi i ekspozitës është të rrëfejë një histori shumë prekëse vuajtjesh, por në të njëjtën kohë, të tregojë vendosmërinë e popullit iranian për të vendosur demokracinë me çdo kusht. Salla e madhe e ekspozitës quhet “Zohreh” për nder të Zohreh Gha’emi, një anëtari të lartë të udhëheqjes së MEK-ut, i cili u vra nga regjimi iranian në shtator të vitit 2013. Në të ekspozohen fotografi dhe simbole të “120 viteve të Luftës së Popullit Iranian për liri.”

Në hyrje gjenden portretet e mëdha të themeluesve fillestarë të MEK-ut dhe udhëheqës të lëvizjeve të ndryshme demokratike, që luftonin kundër diktaturës së Shahut dhe tiranisë së mullahëve. Këtu përfshihen edhe udhëheqësit e Revolucionit Kushtetues, si dhe Kryeministri i nderuar Dr. Muhamed Mosadek. Në muret 3.5 metra të gjatë që rrethojnë të dyja anët e udhëve të gjata shfaqen mijëra portrete të qeshura të të rinjve, fëmijëve, nënave e baballarëve, mjekëve,

studentëve dhe aktivistëve, të cilët u vranë brutalisht, sepse mbështesnin lirinë dhe pavarësinë. Me dhjetëra protestues që kanë rënë dëshmorë që prej vitit 1981 janë nderuar bashkë me 120,000 anëtarët e MEK-ut, të cilët janë vrarë nga duart e regjimit klerik që prej vitit 1979. Detajet e personave të vrarë, përfshirë edhe vajza të moshës 13-vjeçare, janë gdhendur në muret e mëdha, në të cilën pasqyrohet edhe një hartë për çdo provincë, shoqëruar me qindra emra dhe fotografi. Objektet përkujtimore dhe artefaktet artizanale të të burgosurve politikë, nënat dhe baballarët e torturuar për besimin e tyre, janë objekte të gjalla dhe emocionale që na sjellin ndër mend rezistencën dhe këmbënguljen, pavarësisht se gjithçka ishte kundër tyre. Në këtë muze shfaqen edhe qeli të tmerrshme burgu me përmasa reale, si dhe imitime e modele realiste që rrëfejnë se si regjimi iranian ekzekutoi brutalisht 30,000 të burgosurit politikë. Në një nga imitimet tregohet se gratë detyroheshin të rrinin deri në tetë muaj në një hapësirë me përmasa 1:1 metër të quajtur “kafaz”. Ato i humbisnin të gjitha ndjesitë trupore, dhe me t’u ngritur i humbnin ndjenjat, ngaqë kishin qëndruar për një kohë të gjatë të ulur në bisht në një hapësirë kaq të vogël. Gjithashtu, detyroheshin të duronin tortura të jashtëzakonshme psikologjike, madje shumë prej tyre filluan të vuanin nga probleme mendore akute. Burgosjet dhe ekzekutimet çnjerëzore të regjimit iranian janë shembuj të qartë të krimeve të kryera kundër njerëzimit. Reagimi frymëzues i popullit iranian dhe i Rezistencës Iraniane, që u nxit nga fryma e pashtershme e vendosmërisë, tregon se Irani do të jetë i lirë.