Tuesday, December 7, 2021

Iran: Kabineti i Ebrahim Raisi-t Demonstron Prioritete Malinje

Presidenti i ri i regjimit iranian Ebrahim Raisi zhvilloi mbledhjen e parë të kabinetit të tij të enjten, një ditë pas miratimit nga parlamenti i përzgjedhur me kujdes të të gjithë ministrave të emëruar në fillim nga Raisi, përveç njërit. Në këtë mbledhje, ai deklaroi se qeveria duhet të fokusohet te politikat që “përmirësojnë jetesën e popullit,” por përbërja e administratës së re hedh shumë dyshim mbi seriozitetin e prioriteteve të deklaruara prej tij. Në fakt, populli iranian e dinte që Raisi nuk do të punonte për interesat e popullit që përpara emërimit apo konfirmimt të pjesëtarëve të kabinetit.

Më pak se dhjetë përqind e votuesve të ligjshëm të vendit morën pjesë në farsën e zgjedhjeve që rezultoi në marrjen e presidencës prej Raisi-t më 18 qershor. Edhe vetë autoritetet e regjimit e pohuan që shumica e popullsisë nuk ka marrë pjesë në zgjedhje dhe se shumë nga fletët e votimit kanë qenë të pavlefshme.

Iran’s future foreign minister pledges to continue path of terror mastermind Qassem Soleimani

Fitorja e Raisi-t ishte orkestruar që përpara nga Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei. Pasi Khamenei e bëri të qartë se kishte në plan që presidencën pas mandatit të dytë të Hassan Rouhani-t ta merrte Raisi, Këshilli i Gardianëve i skualifikoi të gjithë kandidatët e tjerë të rangut të lartë nga gara, duke lënë vetëm gjashtë konkurentë të dobët, dy prej të cilëve më vonë u tërhoqën nga gara me qëllimin e qartë që t’ia hapnin edhe më shumë rrugën Raisi-t.

Raisi u bë president i regjimit ndërkohë që shumë iranianë kanë vuajtur personalisht ose kanë humbur familjarë si rezultat i veprimeve të tij si prokuror i qeverisë dhe si gjykatës klerikal. Gjatë verës së 1988-ës, Raisi ishte një nga figurat kryesore të “komisioneve të vdekjes” të cilat kryen mbi 30,000 ekzekutime të të burgosurve politikë. Në 2019-ën, ai mori nën kontroll të gjithë gjyqësorin dhe mbikëqyri aspekte kyçe të shtypjes më të egër që regjimi i ka bërë disidencës në kohët e fundit. Më shumë se 1,500 njerëz u vranë menjëherë pas shpërthimit të një kryengritjeje mbarëkombëtare në nëntor të atij viti, dhe mijëra të tjerë iu nënshtruan torturës për muaj të tërë pas arrestimit për shkak të pjesëmarrjes në këtë kryengritje.

Populli iranian i është përgjigjur tashmë ngritjes në detyrë të Raisit duke bojkotuar farsën e zgjedhjeve dhe duke organizuar protesta në shkallë të gjerë menjëherë pas saj.

Siç tha Zj. Maryam Rajavi në korrik të 2021-it, gjatë mandatit katër vjeçar të Raisit, “armiqësia mes regjimit iranian dhe shoqërisëdo të intensifikohet më shumë se asnjëherë më parë.” Znj. Rajavi theksoi gjithashtu se prioritetet e Raisi-t do t’i paraqesin komunitetit ndërkombëtar një “test lakmusi” për përkushtimin e tij ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave universale të njeriut. Emërimet e Raisi-t për kabinetin i përforcojnë këto prioritete dhe si rrjedhim, e bëjnë edhe më të domosdoshme që fuqitë e mëdha perëndimore dhe Kombet e Bashkuara të zgjedhin se cilën anë do të mbështesin përpara shpërthimit të konfliktit që është tashmë në horizont midis regjimit iranian dhe popullit iranian.