Home Uncategorized Iran – Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit e MEK Nxisin Bojkot të Farsës së Zgjedhjeve Presidenciale

Iran – Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit e MEK Nxisin Bojkot të Farsës së Zgjedhjeve Presidenciale

0
Iran – Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit e MEK Nxisin Bojkot të Farsës së Zgjedhjeve Presidenciale

Teheran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK, thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit – “Massoud Rajavi: Fati i Iranit duhet të përcaktohet jo nga kutia e votimit e mullahëve, por nga kryengritja e fëmijëve trima të Iranit” – 20 maj 2021

 

“I gjithë regjimi është vrasës, kutia e votimit është e pavlefshme”

Veprimtaritë e mbështetësve të Mojahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësive të Rezistencës në qytete të ndryshme të Iranit, sidomos në Teheran, duke bërë thirrje për një bojkot mbarëkombëtar të zgjedhjeve presidenciale të regjimit, janë shtuar në mënyrë të konsiderueshme ditët e fundit. Në shumë pjesë të Teheranit të Madh dhe në qytete të tjera të Iranit, aktivistët kanë bërë thirrje për një bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të mullahëve duke vendosur postera e afishe, duke shkruar graffiti, dhe duke shpërndarë fletushka.

Fotot e mëposhtme mbulojnë vetëm një pjesë të veprimtarive të mbështetësve të MEK dhe Njësive të Rezistencës midis datave 20 dhe 23 maj, veprimtari të cilat, krahas zonave të ndryshme të Teheranit, janë zhvilluar edhe në Mashhad, Isfahan, Ahvaz, Karaj, Neyshabur, Qom, Zabol, Esfarayen, Najafabad, Ilam, Shahr-e Qods, Kermanshah, Bandar Anzali, Lahijan, Semnan, Aligudarz, Behbahan, Mahshahr, Arak, Fasa, Shahrekord, dhe Jahrom.

Slloganet përfshinin: “Maryam Rajavi: Mullahët i pret një kryengritje popullore, e cila do të shkaktojë përmbysjen e tyre,” “Maryam Rajavi: bojkoti i farsës së zgjedhjeve është detyrë patriotike dhe betimi i kombit iranian ndaj dëshmorëve”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here