Wednesday, December 2, 2020

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 30,700 në 294 Qytete

17 prill 2020

Iran: Shpërthimi i Koronavirusit – Prill 2020

Liderët e regjimit e pranojnë se kanë qenë në dijeni të mbërritjes së virusit që në janar

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli të premten, më 17 prill 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi ka arritur në 30,700 në 294 qytete të Iranit. Numri i viktimave në Khorasan Razavi është 2470, Gilan 2460, Khuzestan 1260, Alborz 1195, në Azerbaixhanin Lindor 1070, Hamedan 825, në Azerbaixhanin Perëndimor 800, Yazd 485, dhe në Sistan e Baluchestan 355.

Pas tre muajsh mohimi e fshehtësie, tani zyrtarët e regjimit po e pranojnë se kanë qenë në dijeni të mbërritjes së koronavirusit në Iran që në janar 2020. Dje, Ministri i Shëndetit Saeed Namaki tha për të përditshmen shtetërore Donya-e Eqtesad: “Kur (shpërthimi i Koronavirusit) u shpall në Kinë në fund të janarit, në një takim urgjent me Zëvendës Presidentin e Parë, unë sugjerova ndërprerjen e fluturimeve direkte drejt Kinës dhe nga Kina, dhe menjëherë pas daljes së rasteve të para të infektimeve në vend, propozova shtrëngimin e kufizimeve, duke përfshirë mbylljen e universiteteve, shkollave, grumbullimeve, lutjeve të së premtes, dasmave, varrimeve, tempujve, kinemave, dhe stadiumeve, etj.”

Sot, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të regjimit, Habibollah Sayyari, tha për faqen shtetërore Aftab, “Në ushtri, e parashikuam shpërthimin e kësaj sëmundjeje më 19 janar 2020. Nga monitorimi i burimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit, u informuam për shpërthimin e sëmundjes në Kinë, dhe i paralajmëruam forcat tona që të përgatiteshin.”

Në një zhvillim tjetër, sot, agjencia e lajmeve e IRGC-së, Fars, citoi zëdhënësin e Universitetit të Shkencave Mjekësore në Gilan, i cili paralajmëron për një valë të re të shpërthimit të koronavirusit. “Jemi ende në fazën epidemike të COVID-19, dhe rihapja e disa prej bizneseve nuk duhet t’u japë njerëzve idenë e gabuar, pasi kemi ende shumë rrugë për të bërë për frenimin e virusit,” tha ai.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

17 prill 2020