Monday, July 4, 2022

Mediat Shtetërore të Iranit e Pohojnë Përkeqësimin e Krizave Ekonomike

Pak ditë pas farsës së zgjedhjeve të regjimit, mediat shtetërore të Iranit e kanë pranuar ekzistencën e krizve e konomike të vendit dhe faktin që presidenti i ri i regjimit, Ebrahim Raisi, ekzekutuesi i masakrës së 1988-ës, nuk do të jetë në gjendje t’i zgjidhë ato.

Diktatori sirian Bashar-al Assad dhe lideri i Hezbollah, Hassan Nasrallah, e kanë përgëzuar Ebrahim Raisi-n, presidentin e ri të regjimit iranian. Pse të mos e bënin këtë kur regjimi ka kohë që e shpërdoron pasurinë kombëtare të Iranit për t’i mbështetur ata, duke e lënë popullin në varfëri absolute dhe kriza ekonomike.

“Ka probleme për presidentin e ardhshëm. Niveli i ulët i treguesve makroekonomikë, mbyllja e dritares demografike, rënia e të ardhurave familjare dhe krizat shoqërore, sigurimet shoqërore dhe problemet me fondet e pensioneve, rënia e të ardhurave nga nafta, rritja negative e kapitalit, si dhe problemet mjedisore janë kërcënime për qeverinë e ardhshme,” shkruante të shtunën shtetërorja Donyay-e Eghtesad.