Tuesday, December 7, 2021

Paneli i Ekspertëve Ligjorë kërkon Llogaridhënie për Presidentin e Ri Inagurues të Iranit

Konferencë Informuese Virtuale nga NCRI-SHBA: Sfidat që Paraqet Ebrahim Raisi, një Vrasës i Njohur

Të enjten më 5 gusht 2021, Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-SHBA) zhvilloi një konferencë informuese online. Diskutimi u fokusua tek sfidat e implementimit të politikës së duhur ndaj Iranit, pas inaugurimit të Ebrahim Raisi-t, i cili njihet ndërkombëtarisht për krimet e tij kundër njerëzimit dhe për rolin e tij kyç në masakrën e rreth 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën.

Folësit në këtë event ishin Michael Mukasey, Prokurori i Përgjithshëm i 81-të i SHBA; ish-Senatori amerikan Joe Lieberman; dhe Z. Geoffrey Robertson QC, avokat i shquar për të drejtat njerëzore, akademik, dhe shkrimtar.
Eventi u drejtua nga Z. Alireza Jafarzadeh, zëvendës drejtor i zyrës në Uashington të NCRI-së, dhe autor i The Iran Threat (Kërcënimi i Iranit), i cili prezantoi gjithashtu një libër të ri.
Në këtë konferencë, Jafarzadeh prezantoi librin e ri të publikuar nga NCRI-SHBA, IRAN: Thirrja për Drejtësi; Argumenti për t’i Kërkuar Llogari Ebrahim Raisi-t për Krime Kundër Njerëzimit.
Në fjalën hyrëse, Z. Jafarzadeh tha:

Sot kemi një panel me njerëz të shquar për të diskutuar rreth Ebrahim Raisi-t ndërkohë që ai bën betimin për të marrë përsipër presidencën e regjimit iranian dhe se çfarë duhet të bëjë bota, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Europa, për të patur një politikë të efektshme përkundrejt Iranit, tani që në krye gjendet një vrasës i masave.

Më lejoni si fillim të prezantoj librin tonë të ri që u publikua sot në mëngjes. Libri titullohet Iran: thirrja për drejtësi dhe argumenti për t’i kërkuar llogari Ebrahim Raisi-t për krime kundër njerëzimit. Ky libër vjen me gjashtë kapituj dhe 96 faqe. Ai jep detaje mbi jetën e Ebrahim Raisi-t, presidentit të ri të regjimit. Ka një kapitull të tërë kushtuar masakrës së 1988-ës ndaj rreth 30,000 të burgosurve politikë, bashkëpunimit për librin, rolit të Raisi-t në vrasjet në masë, dhe në shtypjen e disidencës. Ka gjithashtu një kapitull të tërë që i kushtohet llogaridhënies dhe se si tani kanë ndryshuar gjërat. Libri shtjellon gjithashtu mënyrën se si u përzgjodh Raisi si president i ri, pasi lideri suprem Khamenei ia hapi rrugën atij për të marrë presidencën e këtij regjimi represiv, i shtyrë nga një dëshpërim absolut.

Më poshtë vijojnë fragmente të fjalimeve:

Geoffrey Robertson QC, avokat i shquar i të drejtave njerëzore, akademik, dhe shkrimtar

 

Konkluzioni im është se masakra e 1988-ës në Iran është krimi më i rëndë kundër njerëzimit i kryer kundër të burgosurve që nga marshimet e vdekjes të ushtarëve amerikanë e australianë nga Japonia në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Michael Mukasey, Prokurori i Përgjithshëm i 81-të i SHBA

Shumica dërrmuese e njerëzve të torturuar e ekzekutuar në masakrën e 1988-ës dhe shënjestrat e kësaj fatwa ishin kryesisht anëtarë të MEK. Ky komitet ku bënte pjesë Ebrahim Raisi, i jepte gjykimet kundër të burgosurve me një procedurë që ishte një tallje ndaj konceptit të një gjyqi, thjesht duke i bërë disa pyetje të akuzuarit kryesisht rreth besimeve dhe lidhjeve të tij politike, dhe pastaj duke e çuar atë për t’u vrarë. Ekzekutimet kryeheshin menjëherë.

Senatori Joe Lieberman, ish-senator nga Connecticut

Dhe nuk ka asnjë dyshim që regjimi në Teheran e ka besuar për vite të tëra se ky gjenocid që ndodhi 33 vjet më parë, tashmë ishte harruar nga bota. Në fakt, ishte vetëm një grup dhe një person që bënte thirrje vazhdimisht që Raisi-t t’i kërkohej llogari për gjenocidin e mbikëqyrur prej tij në 1988-ën. Ky person dhe kjo organizatë ishte Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit dhe udhëheqësja e tij, Znj. Maryam Rajavi.